Policia Rrugore ka vendosur dhjetëra gjoba ndaj shoferëve të pabindur.
Radari ka kapur një numër të madh automjetesh në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor në autostradën Tiranë-Elbasan.
Siç duket nga pamjet, disa automjete kapin shpejtësinë 150 km/h.
“Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë. Mesazhi ynë për ju: Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor”, njofton Policia Rrugore.