Sali Berisha nuk mungoi as mbrëmjen e së enjtes të mbajë fjalën e tij të përnatshme nga ballkoni i shtëpisë për mbështetësit e tij. Këtë herë, Berisha reagoi për deklaratat e Ramës nga QSUT-ja, ku u hap spitali ditor brenda kësaj qendre.
Teksa foli për ambientet e reja, Rama tha: “Këtu është si jashtë shtetit”. Kjo deklaratë e kryeministrit është komentuar nga Berisha, i cili shprehet se “nga Shqipëria janë larguar 66% e banorëve, ndërsa Rama flet si diktator te një grup mjekësh që i kishte shpallur autorë të krimeve kundër njerëzimit”.
Ndër të tjera, Rama tha se do të operohej për shkak të një problemi me hernien inguinale, ndërsa Berisha i quan këtë një mënyrë për të mbuluar skandalet e qeverisë.
“Sot pas aferave më të rënda, aferës ndërkombëtare të trafikut të helmeve nga Edi Rama dhe ministrat e tij. Sot pas lajmit më tronditës, por edhe më të zi që shqiptarët kanë dëjgjuar në të tërë ekzistencën e tyre, largimin nga Shqipëria të 66% të banorëve të këtij vendi.
Foli më në fund Edi Rama. Foli njëlloj si çdo të fliste Noriega, siç do të fliste Maduro, siç do të fliste Lukashenko, siç do të flisnin diktatorët e pamëshirë ndaj qytetarëve të tyre.