Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kodër të Tepelenës, ku në aksident janë përfshirë tre automjete.

Në një prej mjeteve udhëtonte një familje shqiptare, në mjetin tjetër një familje polake dhe në të tretin një familje franceze. Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë tre fëmijë dhe një grua nga Franca.

Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.