Është hedhur shorti për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, që vjen me plot risi.

Këtë sezon është hequr faza e grupeve dhe klubet do renditen si në një ligë normale, në bazë të pikëve të grumbulluara nga ndeshjet e zhvillura. Po ashtu, risi është fakti se nuk do ketë më ndeshje kthimi, por rezultati do caktohet nga një takim i vetëm.

8 skuadrat e para të tabelës do të kualifikohen në mënyrë direkte për në fazën e ardhshme të Champions-it, pra në atë të 1/8-ave. Nga vendi i 9 deri në vendin e 24-t do të kemi “play off” për të kualifikuar 8 ekipet e tjera. Skuadrat që renditen nga vendi i 25-të deri në fund janë të eliminuara direkte nga kompeticioni.

Duke parë që ka shumë kompeticione dhe kalendari është i ngjeshur, UEFA do të komunikojë ditën e shtunë në mënyrë përfundimtare se kur do luhen ndeshjet.