Më 1 Shtator, kabineti qeverisës i kryeministrit Rama do të mblidhet në Dajt për të shqyrtuar punën e deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.
Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.
Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron. Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në mbledhje, pritet gjithashtu që të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor.
Më 8 shtator mblidhet Asambleja e PS në Durrës. Asambleja do zgjedhë Sekretariatin e Ri të PS. Nuk dihet nëse do ketë ndryshime drejtuesish në qarqe.