Bashkia Shkodër dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” duhet të punojnë bashkarisht për ta kthyer Shkodrën në epiqendër të zhvillimit rajonal.
Angazhimi i studentëve ekselentë, përfshirja e universitetit në projektet e zhvillimit që ndërmerr bashkia, mbështetja e këtij institucioni arsimor për të përmirësuar standardet janë hapa konkretë që duhet të ndërmarrim.
Me këtë bindje takova sot rektorin e sapoemëruar, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, bashkëpunimi nën drejtimin e të cilit besoj se do të jetë i menjëhershëm.