Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur disa pyetjeve pikantë në Podcastin e Lirisë, duke treguar më shumë nga jeta e tij.

Pyetjes se kë rival do të zgjidhte për të mbijetuar në një ishull të shkretë, Meta iu përgjigjes se është përballë të gjithëve përfshirë edhe ata që quhen rivalë.

Pyetje: Nëse do të duhej të mbijetonit në një ishull të shkretë me një nga rivalët tuaj politikë, kë do të zgjidhnit dhe pse?

Ilir Meta: Në radhë të parë kjo është e pamundur të ndodhi, e dytë unë jam këtu për të qenë gjithmonë përballë të gjithëve, përfshirë edhe ata që ju i quani rivalë. Jo vetëm kaq, por përfshirë edhe të cilët qëndrojnë pas rivalëve formalë që janë armiq të sovranitetit të Shqipërisë dhe do të donin që unë të ikja në një ishull dhe të shikoja jetën time edhe pa rivalët.

Ilir Meta foli edhe për thashethemin që ka dëgjuar per vetën e tij: “Thashethemi me qesharak që kam dëgjuar është kur isha në Austri për të bërë disa analiza, kur ndodhi arrestimi i turpshëm i Jamarbër Malltezit dhe kur ndodhi ajo akuza e turpshme kunder Berishes, qe une kisha kerkuar strehim në Austri apo Hungari”