Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku 15,000 euro janë vjedhur nga një banesë në Komunën e Parisit.
Autor i vjedhjes është identifikuar si Olsi Bibollari, një individ i njohur si pronar i disa bizneseve.
Sipas burimeve nga policia, viktima e kësaj vjedhjeje është Eqerem Hasani, shef i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.
Hasani kishte dhënë një borxh prej 50,000 eurosh në favor të Bibollarit, dhe pas procedurës së dokumentuar te noteri, kishte harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38-vjeçarit.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes, kur Hasani ka raportuar vjedhjen e shumës së konsiderueshme të parave nga shtëpia e tij. Pas denoncimit, policia ka përdorur kamerat e sigurimit për të identifikuar dhe lokalizuar autorin.
Olsi Bibollari është ndaluar dhe është në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.
Aktualisht, autoritetet po punojnë për të rikuperuar shumën e vjedhur dhe për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.