Vijojnë të dalin të tjera detaje nga atentati i dështuar në Bushat të Shkodrës më 23 gusht të këtij viti.
Lidhur me këtë ngjarje 3 persona janë shpallur në kërkim, teksa mësohet se dy prej tyre janë vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendin si edhe një kushëri i tyre. Mbrëmjen e 23 gushtit, 2 persona kanë qenë brenda automjetit tip “Audit”, të blinduar, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashi. Deri më tani policia ka hezituar të bëjë publik identitetet e personave ndaj të cilëve është kryer atentati, për shkak të hetimeve.
Gjithashtu dyshohet se në mjetin e blinduar ishte dhe një personazh i botës së krimit i shpallur në kërkim. Dyshohet se mes dy grupeve ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi në automjetin e vëllezërve Prendi janë gjetur gjurmë plumbash.