Natyra e egër e Alpeve Shqiptare, bukuria e pakrahasueshme me asnjë të dytë e Thethit, Valbona dhe në terësi Bjeshkët e Namuna erdhën të përshkruara në artikullin e gazetares Laura Sanders në britaniken “The Indipendent”. Gazetarja shkruan se ishte krejtësisht e befasuar pas fluturimit tre orë me avion nga Mbretëria e Bashkuar në Tiranë, nga ajo çfarë gjeti në veri të vendit.
“Një detoks për jetën moderne, luginat janë të mbushura në mënyrë sporadike me kulla, të cilat janë qindra vjeçare, ndoshta të njëjtat me ato që ka kaluar edhe shkrimtarja e udhëtimeve viktoriane, Edith Durham”, shkruhet në “The Indipendent”.