Një aksident i regjistruar në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë, u regjistrua pasditen e kësaj të enjte.
Policia e Përmetit përmes një deklarate ka bërë më dije se Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Teksa hetimet vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.