Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka lajmeruar dy mbledhje te rëndësishme që i hapin rrugën sesionit të ri parlamentar dhe vijimësisë së qeverisjes deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Nësë në kabinetin qeveritar të gjithë do të jenë në “sitë” duke paraqitur objektivat e realizuar dhe pritshmëritë për të ardhmen, në selinë rozë flitet se do të ketë edhe ndryshime të drejtuesve politike në rang vendit.
A do të jetë Shkodra një nga qarqet që do të pësojë ndryshime ?!
Nisur nga rezultati i zgjedhjeve lokale ku të majtët fituan 3 nga 5 bashkitë e Qarkut duke se kjo zonë nuk është me të “kuqe”, por largimi i Elisa Spiropalit në krye të kuvendit do të detyrojë kreun e selisë rozë që të zevëndësojë të besuarën e tij me një tjetër emër po të rëndësishëm nga radhët e mazhorancës.
Eetimes mëson se jane disa emra kyç të selisë rozë që përfliten si drejtues të mundshëm politike të Qarkut të Shkodrës, megjithatë “bekimin” ndaj tyre do ta vendosë vetëm Edi Rama, i cili në jo pak raste ka qënë surprizues me emërimet qoftë në qeveri apo edhe në rangje të tjera drejtuesish.