Lamtumirë Zotni Nard Bushati, mik i mirë i Shkodrës për të cilën dha shumë. Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotni Nardit siç ne përherë e thërrisnim. Mesazhet që ai jepte për qytetin, për Shkodrën do të jenë përherë një kujtim i çmuar i bisedave tona.