Situatë e vështirë nga zjarret në malin e Velës në Lezhë. Flakët po përparojnë në drejtim të fshatit Kallmet, duke vënë në rrezik zonën e banuar.
Shumë forca zjarrfikëse dhe banor të zonës ndodhen në terren duke punuar për shuarjen e flakëve të cilat po përhapen nga era e fortë.
Po ashtu edhe helikopteri ‘Cougar’ i FA po punon për shuarjen e zjarrit.