Gjykata britanike ka vendosur që të ekstradojë drejt Shqipërisë 4 nga 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të vitit të kaluar në Shëngjin.



Gjyqtari Daniel Sternberg i gjykatës City of Westminster Magistrate Court, vendosi në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhisë, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.

Ndërsa për Steven Hant për momentin nuk është marrë një vendim, pasi është diagnostikuar me kancer. Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ishte truri organizmit dhe krijimit të kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.



Në letër garanci thuhet se Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes vepër penale e cila dënohet me 30 vite burg deri burg përjetë. Megjithatë ky nuk është fundi i një procesi 15 mujor nisur në Maj 2023. Pala mbrojtëse e Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve ka shuma gjata që ta apelojnë vendimin e sotëm në Gjykatën e Lartë Royal Court of Justice.