Donald Trump ka deklaruar se do të debatojë me Kamala Harris muajin e ardhshëm pasi planet për përballjen e tyre të parë u anuluan për shkak të argumenteve mes palëve në distancë.
Në një deklaratë të martën, ish-presidenti tha se negociatat ishin të suksesshme me zëvendëspresidenten Harris.
Deklarata e Trump përfshinte disa rregulla, por nuk përmend në mënyrë specifike se çfarë do bëhet për heshtjen e mikrofonit. Ish-presidenti la të kuptohet se ai ia doli dhe se mikrofonat do të mbyllen kur njëri prej debatuesve të jetë duke folur.
Dy kandidatët presidencialë do të ndajnë një skenë për herë të parë në Filadelfia, Pensilvani më 10 shtator.
“Kam arritur një marrëveshje me Demokratët e Majtë Radikalë për një debat me shoqen Kamala Harris”, shkroi Trump në Truth Social.
Trump u ankua që Harris nuk do të pranonte një debat të Fox News më 4 shtator – përpara datës së ABC. Ai tha se rrjeti dhe fushata e tij po e mbajnë atë datë të hapur ‘në rast se ajo ndryshon mendje’.
Ai vuri në dukje se drejtuesi i debatit, ABC News, është ‘transmetuesi i lajmeve më i keq dhe më i padrejtë në këtë biznes’.
“Rregullat do të jenë të njëjta si debati i fundit i CNN, i cili dukej se funksionoi mirë për të gjithë, përveç, ndoshta, të shtrembërit Joe Biden”, shtoi Trump.
“Kam arritur një marrëveshje me Demokratët e Majtë Radikalë për një debat me shoqen Kamala Harris. Do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC FAKE NEWS, deri tani transmetuesi më i keq dhe më i padrejtë i lajmeve në biznes, të martën, më 10 shtator, në Filadelfia, Pensilvani. Rregullat do të jenë të njëjta me debatin e fundit të CNN, i cili dukej se funksionoi mirë për të gjithë, përveç, ndoshta, të shtrembërit Joe Biden. Debati do të jetë “në këmbë” dhe kandidatët nuk mund të sjellin shënime ose “fletë mashtrimi”. Na është dhënë gjithashtu garanci nga ABC se ky do të jetë një debat “i drejtë dhe i barabartë” dhe se asnjërës palë nuk do t’i jepen pyetjet paraprakisht (Jo Donna Brazile!). Harris nuk do të pajtohej me Debatin e FoxNews më 4 shtator, por kjo datë do të mbahet e hapur në rast se ajo ndryshon mendjen ose, Flip Flops, siç ka bërë për secilën prej bindjeve të saj politike të mbajtura dhe të dashura prej kohësh. Një debat i tretë i mundshëm, i cili do të shkonte në NBC FAKE NEWS, nuk është rënë dakord nga e majta radikale. Zoti e bekoftë AMERIKËN”, shkroi ai në Truth Social.