Edi Rama me politikën e tij në tre mandate, e shpopulloi vendin nga shqiptarët, nga të rinjtë, të cilët ikin nga vendi i tyre, nga mungesa e shpresës dhe mundësive.



KM, pasi dështoi me eksperimentin e punëtorëve bangladeshas, në konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, tha se do të eksperimentojë me punëtorë nga Indonezia, Filipinet dhe Afrika,

Qeveria nuk bën zë për shifrat alarmante të Cens-it 2023, edhe pas manipulimit të tyre.



Pakësimi i popullsisë me 420 mijë persona në një dekadë, plakja e popullsisë, përgjysmimi i të rinjve dhe rritja e të moshuarve, është një problem i cili duhet të ishte në qendër të politikave ekonomike dhe sociale.

Të rinjtë shqiptarë, largohen nga mungesa e sigurisë së jetës, nga mungesa e perspektivës, e standardeve të jetesës, nga korrupsioni që ka kapur çdo qelizë të administratës publike, nga mungesa e shkollimit të mirë, e gjetjes së një vendi pune, largohen se jemi vendi më i varfër në Europë dhe me paga të ulëta dhe me të ardhurat që realizojnë e kanë të vështirë të krijojnë familje.



Punësimi i të huajve, në vitet e fundit ka treguar se ato e përdorin Shqipërinë si urë kalimi për në shtete të tjera. Largohet një palë dhe vjen një palë tjetër.

Tani bangladeshasit nuk janë më të besueshëm, pasi protestat që ato bënë në shtetin e tyre, janë një rrezikshmëri edhe për KM shqiptar, per t’i dhenë fund pushtetit të tij 12-vjeçar, si homologia e tij bangladeshase.