Përfundoi me sukses kampionati ndërkombëtar i MMA-së “Albanian Fighting Championship “ në pallatin e sportit Asllan Rusi të Tiranës.



Nga ekipi jonë i Vllaznisë morën pjesë Arisitid Kraja në peshën 70 kg ku zuri vendin e parë duke u shpall kampion me 2 ndeshje të fituara me submission (dorëzim të kundërshtarit), ndërsa sportisti tjetër Neual Uruçi në peshën 80 kg nuk arriti të kalojë ndeshjen e parë pas një performance të mirë.



Falenderojmë presidentin e Federata Shqipëtare e Ndeshjes së Lirë-MMA. z. Arjan Rizaj për organizimin e këtij aktiviteti.
Falenderojmë sportistat tonë për paraqitjen dinjitoze dhe në veçanti z. Ymer Qosja që ishte mbështetje e madhe për ne në këtë aktivitet!