Një mot i paqëndrueshëm ka “mbërthyer” vendin tonë, me stuhi e reshje shiu.



Kështu, temperaturat e larta u zëvendësuan krejt papritur me rrebeshe, ku nuk ka munguar as breshëri.

Në video shihet sesi është zhvilluar stuhia. Siç shikohet në pamje, stuhia ka qenë e pranishme kryesisht në Shqipërinë e mesme dhe atë jugore.



Moti i keq ka përfshirë qytete si Tirana, Elbasani, Durrësi, Lushnja, Berati, Fieri, Vlora e Korça.