Tē dashur miq,

Pedagoge e pedagogë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”,



Studente e studentë të universitetit tonë,
Punonjës të administratës sē USH-së,

Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se, sot mora dekretin e emërimit, si rektor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, nga Presidenti i Republikës,
SH.T Z. Bajram Begaj.



Me kētë rast, dëshiroj të them se, ndihem i nderuar dhe i privilegjuar qē, së bashku me drejtuesit e rinj dhe senatin akademik të USH-së, të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit 2024, do t’ju shërbejmë me përkushtim, drejtësi, ndershmëri, transparencë e seriozitet, për ta rikthyer USH-në në traditën e vet më të mirë, në një institucion të arsimit të lartë të denjë për qytetin e Shkodrës dhe më gjerë, për komunitetin shkodranë dhe të rinjtë shqiptarë në rajon.



E konsideroj këtë detyrë si detyrim për kontribut ndaj jush dhe Shkodrës. Hapi i parë do të jetë stabilizimi e ligjshmërisë, transparenca dhe, më tej, transformimi gradual i institucionit, si përgjigje e kërkesave të kohës, studentëve e prindërve të tyre, si dhe tregut dinamik të punës. Ju falenderoj sinqerisht për besimin!