Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.




Në një postim në rrjetet sociale, ai e ka quajtur Nënë Terezën, Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit.




“Sot përkujtojmë 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit ”, shkruan kreu i qeverisë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si ‘Nënë Tereza’ lindi më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup të Maqedonisë.