Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia, ka reaguar në lidhje me shifrat e publikuara të censusit, që tregojnë se mbi 33.000 shkodranë janë larguar nga vendlindja e tyre gjatë 12 viteve të fundit, si dhe mbi 60.000 janë të larguarit nga qarku Shkodër.
Në postimin e tij në Facebook, Spahia thekson se ky shpopullim ka ardhur si pasojë e të sundimit të krimit, vjedhjes, shtypjes e varfërimit ekstrem nën drejtimin e organizatës kriminale të quajtur rilindje
Spahia i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të përballen sot me ata që po boshatisin Shqipërinë dhe po na vjedhin të ardhmen.
Postimi i plotë:
Shkodra është bashkia me numrin më të madh të të larguarve gjatë qeverisjes kriminale të Edi Ramës.
Sipas shifrave të censusit të fundit, mbi 33.000 shkodranë janë larguar nga vendlindja e tyre gjatë 12 viteve të fundit të sundimit të krimit, vjedhjes, shtypjes e varfërimit ekstrem nën drejtimin e organizatës kriminale të quajtur rilindje. Mbi 60.000 janë të larguarit nga qarku Shkodër.
Thirrja ime për bashkqytetarët e mi dhe çdo shqiptar është: mos ikni, mos ja lini vendin tuaj e të të parëve, hajdutëve e maskarenjve por të reagojmë.
E di që është e vështirë të jesh i ndershëm e të përballesh me dinjitet me të keqen, por nuk ka rrugë tjetër.
Le të jenë vlerat tona më të mira busulla jonë në përballjen me të keqen duke u bashkuar e mbështetur në forcën që na jep e drejta dhe ndjenja e përgjegjësisë qytetare secilit nga ne.
Të përballemi sot me ata që po boshatisin Shqipërinë dhe po na vjedhin të ardhmen.
Ne duhet të ngrihemi e ti shporrim shkaktarët e shkatërrimit të vendit e shoqërisë tonë, që ti lëmë brezave që do vijnë trashëgiminë e vlerave dhe jo të veseve, të të mirës e jo të keqes!