Shkodra është shndërruar në një destinacion mjaft të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fundjava në qytetin verilindor, ku qytetarët shkodranë dhe turistët shijojnë fundjavën plot diell në rrugët e qytetit, liqenin, kalanë e Rozafës dhe sitet kulturore.

Qyteti i Shkodrës por edhe fshatrat rreth e qark kanë njohur investime të rëndësishme si në funksion të cilësisë së jetës së banorëve, por edhe me synimin e tërheqjes së vizitorëve të huaj ndërsa vendi përjeton bum turistik.

Zona e Shkodrës është ndër më të vizituarat nga turistët e huaj për trashëgiminë, por edhe për peizazhet e mrekullueshme natyrore.