Ditën e djeshme kantautori i njohur Flori Mumajesi festoi ditëlindjen e tij dhe mbushi plot 42-vjeç. Këngëtari dhe artisti i njohur është “zhdukur” prej kohësh nga televizionet dhe madje ka hequr të gjitha këngët nga kanali i tij zyrtar.



Ndërkaq, miku i tij Klajdi Haruni zgjodhi ta urojë në mënyrën më të veçantë Mumajesin. Ai ka publikuar një foto të rrallë të Florit me vajzën e tij teksa e uron: “Gëzuar Ditëlindjen Xhaxha Flori. Të duam shumë”.

Rikujtojmë se disa ditë më parë në faqen e tij zyrtare në Instagram, Flori Mumajesi ndryshoi foton e tij të profilit, ku vendosi vetëm një shkrim të shkurtër që thonte:

“Pak Flor”.



Mos vallë artisti po rikthehet?!

Sjellim në vëmendje se një urim special për ditëlindjen e tij erdhi edhe nga moderatorja shumë e njohur Arbana Osmani, një mikeshë e ngushtë dhe shumë e vjetër e tij. Ajo ka postuar një video në rrjete sociale teksa Flori dhe djali i saj Joni, këndojnë së bashku. “Gëzuar ditëlindjen Flori Mumajesi, e bekuar për kujtimet e bukura, muzikën e mrekullueshme dhe këngët romantike që ti na ke dedikuar! Kthehu shpejt, na mungon”-ka shkruar Arbana. Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë.

Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Tashmë rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmëruar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë.

Prej disa kohësh Flori po shihet edhe në Tiranë. Për ditëlindje, Flori e ka festuar me miqtë e famshëm në Tiranë, duke ngritur dyshimet se tashmë shumë shpejt do ta shohim edhe në skenë.



Njerëzit e afërt të Florit bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital. Pak javë më parë këngëtarja e njohur Fifi ka deklaruar se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin.

Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore. Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.