Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i 25-vjeçarit Darmian Keli në Astir që qëlloi me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari, pasi ky i fundit i ngacmoi partneren. Keli ka qëlluar 4 herë më thikë Hoxhallarin dhe ky i fundit pas plagëve të marra humbi jetën në spital.



Si ndodhi ngjarja?



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një 25-vjeçar me emrin Darmian Keli ka qëlluar 4 herë më thikë një 34-vjeçar me emrin Amarildo Hoxhallari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Astir, për shkaqe xhelozie. Dyshohet se Hoxhallari ka ngacmuar partneren e 25-vjeçarit dhe ky i fundit ka marrë hakë duke e plagosur. 34-vjeçari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra, humbi jetën