U bënë shumë vite që në njësinë administrative Rrethina furnizimi me ujë të pijshëm të jetë ndër problemet kryesore për banorët .



Vite më parë projekti i ujësjellësit mbeti përgjysëm, pasi u shtruan tubacionet dhe nuk u vazhdua më tej. Ndonjë sasi e vogël e ujit që arrijnë të sigurojnë nga puset në disa zona është totalisht i pakonsumueshëm për shkak të papastërive që mbart ndaj banorët detyrohen ta blejnë pavarësisht kostos që ka.



Banorët e disa prej fshatrave në njësinë administrative Rrethina presin që kjo situatë të zgjidhet lidhur me ujin e pijshëm pasi po vuajnë prej vitesh.