Rejan Alivoda e ka nisur sezonin e ri futbollistik 2024-1025 me gol.



Trajneri Brdariç i besoi 21 vjeçarit rolin e titullarit në ndeshjen e transfertës me Partizanin, ku ai ia shpërbleu si shënues i golit të fitores duke dhënë sinjale të dejtpërdrejta se ky është sezoni i tij.



Krahas emocioneve të shënimit të golit, Alivoda flet edhe për ecurinë e ekipit kuqeblu, por edhe për ofertat që ka pasur më herët dhe tani për një transferim jashtë vendi.Në fund, Alivoda shprehet optimist që edhe në javën e dytë ndaj Tiranës, Vllaznia do të triumfojë në “Loro Boriçi”.Ndeshja, Vllaznia-Tirana, do të luhet mbrëmjen e së dielës duke filluar nga ora 20:00.