Në tregun e Rusit po punohet me ritme të shpejta për të arritur tjetërsimin e kësaj hapësire të rëndësishme për tregtarët.


Qytetarët po ashtu edhe tregtarët shpresojnë që ky investim ta ktheje këtë treg në kushte optimale për tregtimin e produkteve. Ky është një investim i Bashkisë Shkodër që do të ofrojë një standart të ri për tregjet në Shkodër.

Qëllimi i këtij transformimi është përmirësimi i infrastrukturës dhe krijimi i kushteve më të mira për tregtarët dhe konsumatorët.



Afati i përfundimit është 12 mujor por pritet që punimet të përfundojnë para afatit të caktuar, ndërsa vlera e këtij investimi arrin rreth 30 miljon lek me TVSH.