Këto ditë do të dëgjoni çudira nga më të ndryshmet. Çdo ngjarje e kronikës së zezë do të marrë vëmendje, situata të parëndësishme do të amplifikohen.
E rëndësishme është që të arrihet një qëllim: afera mafioze e mbetjeve të rrezikshme që Shqipëria ka dërguar nëpër botë dhe do të kthehen sërish këtu, mos bëhet çështje e diskutimit dhe e shqetësimit të shoqërisë.
Deri diku, ia kanë arritur.
Kjo mund të jetë një nga aferat më të rënda të këtyre 3 dekadave, pasi konfirmon rënien e shtetit në çdo drejtim. Ka rënë Porti i Durrësit, ka rënë Dogana, ka rënë Policia. Dhe ç’është më e rënda kanë rënë të treja njëkohësisht. Janë bërë bashkë për të lejuar ngarkimin e mbetjeve të rrezikshme dhe daljen nga Shqipëria pa i raportuar ato.
Dy mundësi ka në këtë pikë. Ose kaq shumë institucione bien njëkohësisht, sepse gjunjëzohen nga korrupsioni, ose shteti bie me urdhër nga shumë lart.
Dhe më e rënda fare akoma nuk ka ardhur.
Qindra kontejnerët e kapur në Azi, përfshirë edhe ata që kanë mbërritur në Kinë që në prill, do të kthehen në Shqipëri!!!
1. Pyetja e parë është: a janë mbetje shqiptare apo është një qokë që i kemi bërë ndonjë vendi a ndonjë kompanie në këmbim favoresh politike/ekonomike?
2. Pyetja e dytë është: Pse nuk ka deri tani asnjë përgjegjës për këtë aferë me përmasa ndërkombëtare? Të mos harrojmë që drejtori i Portit të Durrësit, në kohën e importit ilegal të mbetjeve të rrezikshme, u promovua Ministër i Mbrojtjes.
3. Pyetja e tretë është: Pse hesht drejtësia dhe nuk bën transparencë për veprimet që ka kryer për të zbuluar përgjegjësit?
4.
Dhe pyetja që nuk duhet ta ndajmë: Kush ia ka mbyllur gojën kryeministrit? Ky është i njëjti që na numëron përditë sa njerëz hyjnë e dalin nga Shqipëria, por nuk thotë një fjalë sesi janë hapur portat që Shqipëria të përfshihet në tregtinë mafioze të mbetjeve të rrezikshme?
5. Dhe mbi të gjitha? Si do të përballojë Shqipëria mijëra tonë mbetje të rrezikshme që Kina dhe Tajlanda do t’i plasin në derë të shtëpisë?
Këto pyetje duhet t’ia bëjë çdo ditë Edi Ramës çdo qytetar!
Deri ditën e zgjedhjeve, kur të ketë mundësinë ta heqë me votë këtë të keqe!
Çdo aferë që zbulohet tregon shumë qartë se në lojë nuk është pushteti i një partie apo i një tjetre. Është jeta e familjeve tona, e cila nis me cilësinë e tmerrshme të ajrit që thithim dhe mbaron me tokën e helmuar nga lëndët kancerogjene që gjeneron biznesi i pistë i pushtetit të korruptuar të Edi Ramës!
Skandali me importin e mbetjeve / Bardh Spahia : Me e keqja ende nuk ka ardhur!
Related Posts
Shkodra do të jetë në Eurovision në vitin 2025! Kryebashkiaku Benet Beci uron fituesit e Fest 63, WE DID IT! Faleminderit te gjitheve qe votuat
Një lajm i gëzuar: Shkodra do të jetë në Eurovision në vitin 2025! 😍 Shkodra Elektronike shpallet fituese e Festivalit të 63-të të Rtsh-së që do ta përfaqësojë Shqipërinë në…
“Shkodra Elektronike” fiton Fest 63. “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024. Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të…