Policia e Shkodrës njofton se një makinë ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Velipojë-Shkodër.


Efektivët shprehen se automjeti dyshohet se ka marrë flakë, për shkak të një shkëndije elektrike.

“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtuese shtetasen A. T. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të zjarrit”, njofton policia.