SPAK ka dërguar për gjykim 23 persona, pasi akuzohen se kanë mbjellë parcela me kanabis në qarkun e Shkodrës. SPAK ka evidentuar dy raste të ndryshme të mbjelljes së parcelave me kanabis, konkretisht në fshatit Vallas dhe në fshatin Bleran-Bardhaj.
Sasia totale e sekuestruar e kanabisit nga policia gjatë dy rasteve ishte 332.13 kg.
Konkretisht më 17.06.2022, në fshatit Vallas, Njësia Administrative Oblik, rreth 100 metra larg nga Xhamia e fshatit u konstatuan parcela të mbjella me kanabis në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatur për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje 246.05 kg kanabis në total.
Organizator të kësaj veprimtarie SPAK ka identifikuar Arian Popa, i cili akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu, SPAK thotë se “Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, kanë qenë pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal, ndërsa Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani, të cilat provohet se kanë kryer procesin e përpunimit të kanabisit deri në përftimin e produktit përfundimtar”.
Rasti i dytë i prodhimit tëë kanabisit është zbuluar më 12.10.2022 në fshatin Bleran-Bardhaj. Gjatë kontrolleve në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit, është gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar. Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.
Sipas SPAK organizator i kësaj veprimtarie ishte Pjetër Gjoni, ndërsa Roland Gjoni dhe Fabion Gjoni kanë qenë pjesëmarrës në veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike (bimë). Shtetasja Danjela Hasani është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, ndërsa Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Si përfundim SPAK ka dërgua për gjykim shtetasit Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.