Një ngjarje e rëndë u shënua dje në plazhin e Velipojës në Shkodër. Dy vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli, kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç. Viktimat ishin kunetër me njëri-tjetrin.
Por, zanafillën ky krim i rëndë e ka pasur më parë, më 28 qershor. eetimes ka siguruar nga burime prane policise videon e sherrit te disa javeve me pare mes viktimes dhe personave te tjere ne hotel Holiday.
Sipas informacioneve tashmë publike edhe nga policia e Shkodrës, konflikti në fjalë ka ndodhur më 28 Qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të lokalit dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Ne baze edhe te pamjeve filmike, personat fillimisht bisedojne me pas gjithcka kalon ne konfrontim fizik mes paleve.