Ndryshimi drastik i motit, nga temperaturat e larta në reshje shiu, ka bërë që Policia Rrugore të bëjë një apel për drejtuesit e makinave, të motomjeteve dhe biçiklietave, për më tepër kujdes, sidomos gjatë natës.
Policia Rrugore shprehet se kujdes duhet të kenë edhe këmbësorët, kur kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
“APEL PËR MË SHUMË KUJDES!
Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, veçanërisht me shenjat dalluese gjatë natës , por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.
Kjo për shkak të lagështirës në rrugë, rënies së gurëve dhe inerteve nga rrjedhjet e shiut, si dhe si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që kryesisht vijnë si rezultat i mungesës së durimit në kushtet e trafikut të rënduar.