Shqipëria nën thundrën e krimit, shteti i përfshirë bën sehir!

Një shtet që buron nga krimi, dhuna, vjedhja, shtypja, mashtrimi nuk mund të garantojë rend e siguri por gjeneron asgjë tjetër veçse dhunë.

Një forcë politike që në bërthamën e saj ka krimin, pa lejen dhe miratimin e të cilit nuk zhvillon dot as takime elektorale, një forcë politike që rradhët e administratës i mbush me kriminelë të cilëve u detyrohet mbajtjen e pushtetit nuk mund të jetë e denjë ti shërbejë qytetarëve por vetëm krimit.
Për krimin punojnë dhe nga krimi vazhdojnë të drejtojnë dhe drejtohen.

Të mos gabojë askush të mendojë që këta maskarenj janë forcë politike, janë thjeshtë një bandë kriminale që nuk ngopen. Aty ku shteti vret, grabit e trafikon nën divizën e policisë apo nën tutelën e partisë organizatë kriminale reagimi i qytetarëve mbetet vetëm një, revoltë, bashkim dhe mosbindje!