Xhamia e Plumbit në Shkodër përbën një ndër objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
disa kohësh ajo i është nënshtruar ndërhyrjes që pritet t’i japë fund problematikës së lidhur me përmbytjen e saj në mënyrë të vazhdueshme.
Aktualisht procesi ndodhet në fazën e fundit të tij dhe punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit.Duke qenë Monument Kulture që prej vitit 1948, Xhamia e Plumbit pritet të jetë në fokusin e vizitorëve si një objekt me interes për ta.Xhamia e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, i përket shekullit të XVIII dhe quhet e tillë për shkak se në kohën e sundimit osman kupolat e saj ishin të veshura me shtresa plumbi. Ajo konsiderohet si një ndër xhamitë më të bukura në botë.