Zbardhet ngjarja e rëndë mbrëmjen e sotme në Velipojë ku mbetën të vrarë dy persona, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.
Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 teksa ata u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezër, E.F., dhe G.F., dyshohet për motive të dobëta.
Dy personat e qëlluar me armë u dërguan menjëherë në spital, por nuk mundën t’iu mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë. Është ngritur një grupi i posaçëm dhe po vijon puna për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.