Nje video e shperndare ne rrjetet sociale, ku nje i ri kryente manovra te rrezikshme ne korsine e bicikletave, ka vene ne levizje Policine e Shkodres.
Pas denoncimit te bere ne Bashkine e Shkodres, uniformat blu kane sekuestruar mjetin dhe kane shoqeruar ne polici te riun.
Ne lidhje me kete situate te paprecedente ka reaguar edhe Kryetari i Bashkise Shkoder, Benet Beci :
Akte të tilla do të marrin dënimin e merituar!
Një sjellje aspak normale që dëmton imazhin dhe investimet publike të qytetit tonë.
Falë ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës është bërë ndalimi, ndërkohë që të tilla sjellje do të marrin ndëshkimin e merituar!
Korsitë janë hapësira të dedikuara për biçikletat dhe jo për mjetet e tjera që rrezikojnë sigurinë e pedaluesve.