Ky është Borin Rexha , nxënës në shkollën teknike austriake “PETER MAHRINGER”. Ai ka zgjedhur që gjatë pushimeve verore të këtij viti të punojë me kohë të pjesshme si kamarier në një prej bar – restoranteve në Shkodër.
Borini thotë se ndjehet mirë me punën që ka nisur, që i shërben të zhvillojë aftesitë e tij të komunikimit me klientët, të cilët janë edhe të huaj.
15 -vjeçari ka një thirrje edhe për moshatarët e tij, që gjatë pushimeve verore të punojnë, për arsye eksperience, edukimi me punën, por edhe përfitimi monetar.
Pas pak kohe, Borini do t’i kthehet shkollës dhe studimeve, por eksperienca e përfituar nga puna gjatë kësaj vere do ta ndihmojë që të zhvillohet në aftesitë e komunikimit dhe bashkëpunimit me njerëz të ndryshëm.