Grumbuj telash kabujsh që kalojnë në mes të rrugës, në hyrjet dhe fasadat e pallateve dhe që qëndrojnë mbi kokat e qytetarëve si rrjeta merimangash, në Shkodër nuk do të shohim më.
Aksioni për lirimin e hapësirave pranë pallateve nga kabllot e kompanive të internetit ishte paralajmëruar dy javë më parë dhe këtë mëngjes Bashkia Shkodër ka nisur nga puna.
Puna nisi në lagjen e Parrucës për të vijuar më pas në të gjithë qytetin, ndërsa pamjet për gjendjen e krijuar nuk kanë nevojë për koment.
Në përgjigje të urdhrit të Bashkisë Shkodër, një pjesë e kompanive të internetit kanë qenë bashkëpunuese duke qenë prezent edhe gjatë aksionit, ndërkohë që të gjitha lidhjet e tjera të paligjshme dhe të rrezikshme për banorët janë këputur nga Bashkia e Shkodrës.
Ky aksion, synon të garantojë sigurinë për banorët nga kabllo dhe tela që për 32 vite ishin kthyer në një problem për qytetin e Shkodrës. Në çdo rast shkelje dhe cenim të hapësirave për banorët e pallateve, Bashkia Shkodër njofton se do të zbatojë ligjin.