Numri i turistëve gjatë këtij sezoni është rritur ndjeshëm edhe në Malësi të Madhe.
Përgjegjësi i Zyrës së Turizmit në Bashkinë e Malësisë së Madhe, Eristian Smajlaj thotë se turistët që po vizitojnë këtë zonë janë kryesisht ata të aventurës.
Ndërsa më të preferuara mbeten zonat e Këlmendit gjithashtu edhe pjesa e liqenit, që ka marrë një zhvillim gjatë viteve të fundit.
Liqeni dhe mali mund të vizitohen brenda pak minutave, ndërsa ndërtimi i disa resorteve të reja, ka nxitur një turizëm të suksesshëm.
Vermoshi dhe Lëpusha mbajnë rekordin e prenotimeve gjate kësaj periudhe.