16 Gushti bëri bashkë shirokasit, të cilët kremtuan festën e Shën Rrokut. Besimtarët kujtojnë shtegtimin që ky shenjt bëri në këtë zonë, duke qenë mbrojtësi i peshkatarëve që në ujërat e liqenit siguronin jetesën.
Mesha e shenjtë u kremtua nga Arqipëshkëvi, Imzot Angelo Massafra i cili në fjalën e tij kërkoi më shumë lutje në mënyrë që të arrihet ndërmjetësimi për armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës , në të kundërt bota rrezikon luftë mizore.
“Nuk ka rëndësi nese je mysliman apo i krishterë, e përbashkëta e çdo besimi është e njejtë, të jesh njëri i mire”, – tha Massafra.
“Shën Rroku” është shenjti, të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e kapela në të gjithë botën.