Një akt ndershmërie dhe përgjegjshmërie është treguar sot nga Ardisi, një kamarier 14-vjeçar në një lokal në Shkodër.
Ai ka gjetur një portofol të humbur të një turisteje belge, që mbante brenda kartat personale të kreditit, identitetit dhe biletat e avionit.
Ardisi vendosi të ndërmarrë veprimin e duhur për ta kthyer tek pronarja e tij.
Portofoli u gjet në lokalin ku punon Ardisi, pasi turistja e kishte harruar aty. Ai kontaktoi policinë për t’i raportuar ngjarjen dhe për të marrë udhëzime për dorëzimin e portofolit, e megjithatë nuk mori asnjë përgjigje nga autoritetet.
Nëse dikush e sheh turisten belge në Shqipëri i lutemi ta njoftojë dhe ta drejtojë për të tërhequr portofolin.