Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.


Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjence për ndihme mjekësore në spital.


Ndërkohë policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.