Shkodra vijon të mbetet një nga zonat që po tërheq një numër të madh vizitorësh nga vende të ndryshme të botës,


Këtë sezon veror, turistë të shumë kanë vizituar zonat e shumta turistike, duke filluar që nga zonat muzeale të qytetit , për të vijuar me zonat liqenore, bregdetare , apo ato malore.

Turistët shprehen të kënaqur me çka ofron Shkodra, ndërkohë që theksojnë se do donin të qëndronin më gjatë.


“ E dua Shkodrën. Kam qëndruar vetëm një natë , do kisha dashur të qëndroja më gjatë . Jam nga Zelanda e re . Kam qenë në Shqipëri për 4 netë , nuk kam qenë mjaftueshëm dhe do largohem sot për Mal të Zi. Në Shkodër kam vizituar plazhin.

– Jemi nga Belgjika , po largohemi sot. Kemi qëndruar dy ditë , kemi vizituar zonat malore. Malet na kanë pëlqyer shumë. Janë një mrekulli e Ballkanit . Po shkojmë drejt Tiranës, pasi nesër kemi fluturim”,- shprehen turistët .

Numri në rritje i vizitorëve në Shkodër ka ardhur jo vetëm nga resurset e shumta dhe të mrekullueshme, por edhe nga atmosfera festive e krijuar nga Bashkia Shkodër , si në qytet , ashtu dhe në zonat e tjera turistike.