Plazhi i Velipojës po pret turistë të shumë edhe gjatë muajit gusht.

Krahas bukurive natyrore dhe ujit të pastër, pushuesit vlerësojnë çmimet dhe shërbimin që të ofrohet në këtë plazh.

Në Velipojë, çmimet e hoteleve variojnë nga 30 euro minimumi, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro në vijën e parë.

Ndërsa dy shezllone dhe një çadër buzë detit kushton 5-10 mijë lekë të vjetra.


Edhe në restorante çmimet vijojnë të jenë të njëjta si vitin e kaluar.

Rreth 30 kilometra nga qyteti i Shkodrës, Velipoja është sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare.