Policia e Shkodrës zbardh tentativën e vrasjes me armë zjarri të 43 vjeçarit Çel Shabaj. Tre persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ngjarja u shënua rreth orës 20:40 të datës 13.08.2024, në fshatin Postribë. Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër:
vunë në pranga shtetasit K. K., 29 vjeç, A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit;
shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.
Materialet në prokurorinë e Shkodrës u referuan për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shabaj është plagosur në këmbë