Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, ka denoncuar sot në polici se vajza e saj e mitur është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.
Gruaja e cila prej 4 vitesh banon në qytetin e vogël Stari Bar në Malin e Zi,denoncoi se vajza e saj 6 vjeçare, Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i të miturës me të cilin ishin divorcuar
Për median malazeze ajo shprehet se Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare. Shannon Lyn është njoftuar përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë se 34 vjeçari ka kërkuar pasaportë për fëmijën në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Interpoli është informuar për rrëmbimin e fëmijës.
Ajo quhet Zynlea, është 6.5 vjeç, është 120 cm dhe është parë për herë të fundit në Stari Bar, Mali i Zi mbrëmjen e 13 gushtit! Ajo u pa për herë të fundit me këtë burrë, emri i tij është Thomas Hollenbeck, ai është 34 vjeç, 6ft, shtetas amerikan, besojmë se ka kaluar kufirin në Evropën Shengen, ai mund të jetë duke u përpjekur të hipë në një aeroplan ose tren me këtë fëmijë, ai DUHET TË KAPET” thuhet në një postim të shpërndarë në facebook.
Çifti po vijon procedurat gjyqësore lidhur me kujdestarinë e të miturës në Mal të Zi.
Në shtator të vitit të kaluar Gjykata e lejoi Tomasin të shihte vajzën tonë dy herë në javë, të martën dhe të premten nga ora 16-21. Këtë të drejtë ai filloi ta shfrytëzonte në qershor të këtij viti. Kur vonohej thoshte se kishte trafik, deri mbrëmjen e djeshme kur nuk solli fëmijën dhe telefoni ishte i fikur.
Pas orës 22:00, (13 gusht) shkova në Qendrën e Sigurimit të Tivarit dhe raportova se fëmija nuk ishte kthyer në shtëpi. Isha shumë e shqetësuar. Kisha frikë se mos e kishte rrëmbyer. Fatkeqësisht, kjo u konfirmua sot në mëngjes”, tha Shannon Lyn për portalin malazez Primorski Portal.
Tracy Shannon Lyn është informuar mëngjesin e sotëm, (14 Gusht) , se ish-burri i saj Thomas Hollenbeck kishte shkuar në Ambasadën Amerikane në Tiranë për të kërkuar nxjerrjen e një pasaporte të re për vajzën Zynlee Ryan.
Sipas Shannon Lyn, Ambasada Amerikane në Tiranë u konfirmoi kolegëve të tyre në Podgoricë se e kishin parë fëmijën dhe se ai dukej mirë fizikisht.
Ambasada e SHBA në Podgoricë i rekomandoi raportimin në polici dhe Interpol.
Interpolit i takon të urdhërojë Ambasadën Amerikane në Tiranë që të kërkojë ekstradimin e fëmijës gjashtë vjeçar te nëna në Mal të Zi. Në deklaratën e saj në polici, në të cilën Portali malazez kishte akses, Shannon Lyn deklaroi se Thomas Hollenbeck ishte dënuar për disa vepra penale.
Mesazhi për të gjetur vajzën dhe kthyer atë pranë të ëmës është shpërndarë gjerësisht nga aktivistët dhe nga organizatat që merren me mbrojtjen e fëmijëve. Një ndër to është dhe “Nënat e Hagës”, organizatë dhe forum në internet që u vjen në ndihmë nënave që mbrojnë fëmijët e tyre