Një prej zonave më të njohura për bukurinë dhe historinë që mbart është zona muzeale e Gjuhadolit.


E shtruar me kalldrëm dhe me ndërtesa një ose dykatëshe, me ballkonet karakteristike dhe me arredimin e bukur të vitrinave të bizneseve, Gjuhadoli tërheq vëmendjen e turistëve.

Por, nevoja për restaurmin e disa banesave në këtë rrugë është mëse e nevojshme, pasi ato janë drejt degradimit.


Shkodra është një nga qarqet me numrin më të madh të objekteve të trashëgimisë kulturore që gëzojnë statusin Monument Kulture. Dy prej tyre siç janë: Shtëpia e patriotit Pashko Vasa dhe ajo e Oso Kukës pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve restauruese.