Asnjë rast me virusin e Nilit nuk ka në Shkodër. Shërbimi epidemiologjik bën me dije se janë shtuar kontrollet dhe monitorimet në terren dhe po merren vazhdimisht kampionë për raste të dyshuar.
Hysa apelon drejt qytetarëve që të kenë kujdes dhe të paraqiten tek mjeku i familjes për çdo rast të dyshuar.
Virusi transmetohet kryesisht nga mushkonjat. Mushkonjat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuara dhe kështu e përhapin virusin, përmes pickimit. Në mesin e simptomave të infektimit janë kokëdhimbja, temperatura, dhimbjet e muskujve dhe lodhja e konsiderueshme.