Në Shqipëri, përpos turizmit bregdetar, rritje ka shënuar dhe turizmi kulturor. Sipas të dhënave zyrtare, sitet tona kulturore kanë mirëpritur 651,796 vizitorë gjatë periudhës 7 mujore Janar-Korrik të këtij viti.
Duke ju referuar të njëjta të dhënave, ky sektor ka shënuar rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kqaluat. Ndërkohë 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.
Por, cilat janë destinacionet e trashëgimisë kulturore më të preferuara për vizitorët?
Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë kalaja më e vizituar duke arritur në 120,723 vizitorë. i dyti për nga numri i vizitorëve është Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Kryjë me 90,955 vizitorë. Ndërsa me 85,806 vizitorë renditet i treti PArku Aerkologjik në Shkodër.
Parku Arkeologjik i Butrintit ka arritur të vizitohet në 84,742 shtetas në këto 7 muaj. Dhe i pesti renditet Parku Arkeologjik Apolloni ku ka arritur të vizitohet nga 68,469 shtetas.
Ndërkohë kujtojmë që muaji korrik mbyllet me shifra të kënaqshme përsa i përket turizmit. Përmes aeroportit Nënë Tereza, në muajin korrik kanë mbërritur 1.2 milionë pasagjerë. Ndërsa edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradës, se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa vjet, ndërsa në korrik 3 mijë më shumë, se korrikun e shkuar.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.